Shqipëria

Berisha kërkon dorëheqjen e ministrit Çuçi: Përgjegjës politik për aktet e përsëritura vrastare të Policisë


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Bledi Çuçi, duke e cilësuar si “përgjegjës politik për krimet e Policisë”.

Kërkesa e Berishës vjen pas dy ngjarjeve të mbrëmjes së 23 majit në Tiranë, ku një efektiv vrau me armë zjarri kolegun e tij brenda ambienteve të komisariatit, si dhe për plagosjen e një qytetari nga efektivi i FNSH-së.

Në median sociale Facebook, kreu i PD-së shkruan se “përgjegjës direkt politik për aktet e përsëritura vrastare të narkobanditëve me uniformë”, është “ministri Çuçi”.

“Këto akte dëshmojnë shkallën ekstreme të kriminalizimit të narkopolicisë nga Edi Rama dhe partisë së tij, ministri i familjes dhe klani i tij”, vijon Berisha.

Në përmbyllje, Berisha kërkon “dorëheqjen e menjëhershme të ministrit të familjes, Çuçi”, duke e cilësuar si “përgjegjës politik për aktet e përsëritura vrastare” të uniformave blu.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore