Sport

Benzema dhe rikthimi te Franca


Pas gjashtë viteve, Benzema është rikthyer te Franca ku do të jetë pjesë e skuadrës së parë për Evropianin e këtij viti.

Në një intervistë të shkurtër me RMC Sport, tabloidin francez, Benzema iu është përgjigjur disa pyetjeve.

-Marrëdhënia me Kylian Mbappe-n?

“Ai është një futbollist i ri, një fenomen. Jam në gjendje të stërvitem me të dhe luajmë shumë mirë së bashku, ai ka shumë shpejtësi dhe është shumë i talentuar para portës. Është një futbollist shumë, shumë i mirë”.

-A ndjeni stres?

“Jo, jam shumë i lumtur që jam këtu. Po shkon mirë, jam përshtatur në mënyrë perfekte. Ka lojë të mirë në fushë, ashtu si më pëlqen mua. Shpresojë të vazhdojë, mezi po pres të fillojë një ndeshje”.

-Marrëdhënia me Deschamps?

“Kemi pasur një bisedë të gjatë, kryesisht për futboll. Shkoi mirë, diskutuam në mënyrëë të qetë dhe të bukur. Gjëja më e rëndësishme është që jam pjesë e grupit, kjo ka rëndësi për mua”.

-Mungesa në kombëtare?

“Kur nuk je pjesë e grupit, nuk je i lumtur. Çka më zhgënjeu më shumë ishte mungesa në Evropian dhe Kupë të Botës. Ngrita pikëpyetje për veten”.

-Franca, ekipi më i mirë në botë?

“Duke parë emrat, po, mund ta themi. Por, çfarë vlen është ajo çka ndodhë në fushë, Duhet të luajmë me besim dhe respekt për kundërshtarin. Mendoj se kemi një skuadër shumë të mirë”.

-A isha i zemëruar me Francën?

“Nëse nuk ftohesh, duhet t’ia lësh fajin vetes dhe të shikosh se çfarë mund të bësh që të kthehesh”.

-Si ndihesh pas rikthimit?

“Kurrë nuk kam ndalur së besuari, në të kundërtën nuk do të isha këtu. Ishte shumë vështirë moralisht. Kishte shumë pengesa, por lufta është pjesë e karrierës sime, une luftova dhe shpresova që do të kthehem, tani jam shpërblyer”.

-Largimi i Zidane?

“Ai është njeriu perfekt në aspektin njerëzor, është një trajner i mrekullueshëm. Jam shumë i mërzitur që ai po largohet, por kështu vazhdon jeta”.

Benzema do të bartë numrin 19 në fanellë në rikthimin e tij te Franca, dhe, sipas fjalëve të Deschamps, ai do të startojë në sulm së bashku me Mbappe-n dhe Griezmann-in.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore