Sport

Benjamin Kololli transferohet në ligën e Japonisë


Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Benjamin Kololli, do të vazhdojë karrierën e tij në Ligën e Japonisë.

Është klubi japonez, Shimizu S-Pulse, që ka transferuar futbollistin kosovar me parametra zero, pasi që Kololli nuk vazhdoi kontratën me klubin e Zurich-ut.

Kololli ka arritur marrëveshje për një kontratë dy-vjeçare me klubin japonez, i cili pasi të marrë vizën, pritet të udhëtojë drejt Japonisë, për t’iu bashkuar skuadrës së tij të re.

Kololli, të gjithë karrierën e tij e ka zhvilluar në futbollin zviceran. Përveç Zurich-ut, ai ka luajtur edhe në skuadra të tjera si Sion, Le Mont, Bienne, Young Boys dhe Lausanne.

Derisa, ai ka është pjesë dhe e ekipit kombëtar të Kosovës, me të cilët ka zhvilluar 17 ndeshje duke realizuar katër gola.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore