Sport

Benitez rrezikon stolin, Everton-i mendon për një legjend


Rafa Benitez-i nuk po bind më me rezultate në “Goodison Park”. Spanjolli këtë sezon e ka drejtuar Everton-in në 18 ndeshje, nëntë prej të cilave i ka humbur.

Në Premier League, Everton-i ka 18 pikë pas 16 javësh të luajtura. Në pesë ndeshjet e fundit kanë marrë katër humbje dhe një fitore.

Trajneri spanjoll nëse vazhdon me këto ritme, nuk do të jetë e largët dita kur të shkarkohet. Everton-i e ka menduar edhe zëvendësuesin e Benitez-it nëse ai shkarkohet.

Sipas “The Sun”, në krye të stolit të Everton-it, pritet të vendoset një legjend e klubit, Wayne Rooney. Aktualisht anglezi drejton skuadrën e Derby County-t në Championship.

Për momentin, Rooney është i fokusuar te puna e tij me Derby-n, por nuk do të përjashtonte një mundesi të tillë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore