Lajme

Belivuk pranon se i ka shërbyer pushtetit rreth projektit “Beogradi mbi ujë”


Katër anëtarë të një grupi kriminal serbë kanë dalë njw ditw mw parw para organeve të drejtësisë në Serbi.

Krerët e arrestuar të grupit kriminal Veljko Belivuk dhe Marko Miljkoviç, si dhe anëtarët e klanit të tyre, Millosh Budimir dhe Vlade Draganiç, janë marrë në pyetje të hënën në Prokurorinë për Krim të Organizuar (TOK) rreth vrasjes së Goran Mihajloviç dhe Nikola Mitiç në Serbi.

Të dyshuarit e mohuan fajësinë, duke theksuar se prokuroria dhe policia po montojnë prova kundër tyre, raporton nova.rs.

Sidoqoftë, Belivuk tha gjithashtu se do të tregojë gjithçka që kanë bërë për shtetin në vitet e kaluara, duke filluar me rrënimin e objekteve në rrugën Hercegovacka në qendër të Beogradit.

“Nëse prokurori vazhdon të vendosë prova kundër nesh dhe të fabrikojë, unë do të detyrohem të tregoj gjithçka që bëmë për shtetin. Do të filloj me Savamala dhe më pas do të flas për krime shumë më të rënda”, tha Belivuk.

“Zvonko Veselinoviç, Sale dhe unë dërguam djem për ta rrënuar Savamalën”, shtoi ai.

Veselinoviç është i njohur për publikun e gjerë si personi i cili akuzohet për vrasjen e politikanit Oliver Ivanovi#. Nga ana tjetër, Stankoviç u vra në vitin 2016, jo shumë larg Burgut Qendror dhe dikur ishte bashkëpunëtori më i ngushtë i Velja Nevoljas.

Rasti i prishjes së paligjshme të disa ndërtesave në rrugën Hercegovaçka në lagjen Savamala të Beogradit nuk është zbardhur zyrtarisht edhe pas gjashtë vitesh ndërsa disa persona, të cilët ishin maskuar në natën mes 24 dhe 25 prillit të 2016, përdorën ekskavatorë për të rrafshuar gjithçka në mënyrë që t’i hapet rrugë ndërtimit të projektit megaloman “Beogradi mbi ujë”.

Ndryshe, Belivuk, Miljkoviç, Budimir dhe Draganiç do të gjykohen edhe për disa krime që kanë ndodhur ndër vite gjatë pushtetit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore