Stil

Bëjeni veshjen tuaj të duket pak më ndryshe


Ilustrim

Përveçse janë shumë të lehta për t’u stiluar me këpucët tuaja të preferuara verore, fustanet mund të rafinohen më tej me disa elementë shtesë që do t’i japin pamjes suaj një notë të veçantë.

Në varësi të materialit dhe prerjes, fustanet janë një aleat ideal për të krijuar edicione formale elegante dhe shpeshherë shërbejnë edhe si një pjesë bazë për kombinime të thjeshta.

Në këtë artikull shpjegohen disa mënyra të thjeshta për të krijuar veshje të mahnitshme, e kjo vetëm duke përdorur fustanin tuaj të preferuar.

Fustan me këmishë

Kjo dyshe klasike, e cila shpesh mund të gjendet në gardërobën e shumë adhuruesve të modës, është perfektë për të krijuar një edicion veror romantik, sidomos në ditët kur frynë një erë e lehtë.

Për shkak të temperaturave më të larta, zgjidhni këmisha nga materiale natyrale si liri dhe pambuku, në të cilat do të ndiheni rehat gjatë gjithë ditës.

Këmishat e bardha, sidomos, me fustanet verore të modeleve dhe ngjyrave të ndryshme krijojnë një pamje unike.

Domethënë, ky është një kombinim që shumë zonja e zgjedhin me kënaqësi për raste të përditshme sepse mund të kombinohet lehtësisht me këpucët e preferuara si atlete dhe sandale.

Pavarësisht prerjes së fustanit, aksesorët e modës si rripi do të theksojnë belin tuaj dhe do t’i japin një dimension krejtësisht të ri pamjes së përgjithshme.

Bashkë me rripin mund të luani edhe me aksesorë verorë si kapele kashte, çanta dore dhe shalle të mëndafshta.

Prerjet, gjatësitë dhe modelet e ndryshme janë arsyeja pse fustanet bëhen një veshje e preferuar për të krijuar edicione mbresëlënëse, por edhe elegante.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore