Zgjedhjet në Shqipëri

Ish Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, voton në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë


Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli e ka shfrytëzuar të drejtën të drejtën e tij si shtetas shqiptar, për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit, në Shqipëri.

Kryetari i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, votoi në qendrën e votimit “Asllan Rusi”, në Pallatin e Sportit, Njësia Nr. 7 në Tiranë.

Pacolli nuk u prononcua për medie, por ekipi i Albanian Post i cili e përcolli nga afër këtë zhvillim, e pa dhe filmoi duke votuar i vetëm.

Ndësa sa i përket kandidatëve nga Kosova për deputetë në parlamentin e Shqipërisë, në qarkun e Tiranës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje kandidon si i pavaruar, Bojken Abazi.

Po ashtu, janë edhe dy kandidatë të tjerë për deputetë nga LVV-ja, iliaz Shehu, kandidat për deputetë në qarkun e Lezhës dhe Kreshnik Merxhani, kandidat për deputetë në qarkun e Gjirokastrës.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore