Shqipëria

Begaj takim me përfaqësues të organizatave jofitimprurëse: Diskutuam mbi sfidat e demokracisë


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me përfaqësues të disa organizatave jofitimprurëse.

Kjo, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë.

Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në median sociale Facebook, ku kreu i shtetit bën me dije se “diskutuam mbi sfidat aktuale të demokracisë shqiptare dhe sesi Institucioni i Presidentit mund të bashkëpunojë me përfaqësuesit e qytetarëve aktivistë për ta mbrojtur e përforcuar atë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore