Sport

Befason Mancini, gati ftesa për sulmuesin e skuadrës argjentinase


Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, befason me vendimin e tij të fundit për të grumbulluar në kombëtaren e Italisë një sulmues që është pjesë e skuadrës Tigres, në Argjentinë.

Fjala është për 24-vjeçarin, Mateo Retegui, i cili ka shënuar gjashtë gola në po aq takime të Superligës së Argjentinës dhe sipas asaj raportimeve të orëve të fundit, i ka shkuar thirrja nga Mancini për ndeshjet kualifikuese të Euro 2024.

Ndeshjen e parë, skuadra e të kaltërve do ta luajë më 23 mars kundër Anglisë, pastaj tre ditë më vonë do të përballet në udhëtim te Malta.

Retegui u rrit si futbollist te Boca Juniors, një klub me të cilin ai është ende i lidhur me kontratë, por në sezonet e fundit ka veshur gjithmonë fanellat e Estudiantes dhe Talleres në huazim.

Shpërthimi i tij ndodhi në Viktoria, me Tigre, ku në vitin e tij të parë shënoi 19 gola në 27 ndeshje, ndërsa viti 2023 u nis me 6 gola në 6 ndeshje të ligës.

Para pak ditësh, Mancini kishte shprehur shqetësimet e tij lidhur me sulmuesit e kombëtares së tij.

“Kemi probleme serioze në fazën e sulmit. Immobile është i dëmtuar, Raspadori në dyshim. Ka pikëpyetje të mëdha. Pothuajse të gjithë sulmuesit tanë qendrorë kanë luajtur shumë pak muajt e fundit.

“Nuk kemi asnjë që është titullar, me përjashtim të Gnonto-s, i cili ka luajtur pak më shumë te Leeds dhe mund të veprojë si qendërsulmues” ka thënë Mancini.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore