Jetesë & Stil

Bebe Rexha imazhi më i ri i atleteve “Puma” dhe “Deichmann”


Markat “Puma” dhe “Deichmann” kanë lansuar koleksionin më të ri të atleteve, dhe për imazh e kanë zgjedhur këngëtaren shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.

Rexha, do të jetë fytyra e fushatës reklamuese të koleksionit të atleteve të krijuar enkas për femra, me slogan “Whatever suits you (Cilado qoftë ajo ju përshtatet)”.

Atletet karakterizohen për prerjet strikte dhe dominimin e ngjyrës së bardhë.

“Me stilet e mia, unë mund të tregoj aspektet e mia të ndryshme dhe të shpreh atë nga e cila jam bërë dhe sa e fortë jam”, ka thënë artistja Bebe Rexha, derisa po xhironte reklamën në Los Angeles.

Ndërsa, pas xhirimeve të realizuara qëndron fotografi, Brian Ziff, i cili është i specializuar në industrinë e modës dhe të muzikës.

Ziff, falë punës së tij profesionale numëron një sërë bashkëpunimesh me disa nga yjet më eminente në botë në industrinë e muzikës, të tilla si me; Shawn Mendes, Whiz Khalifa, Lindsay Lohan dhe Jessie J.

Fushata u zhvillua dhe zbatua nga “Grey Germany”, agjencia kryesore e “Deichmann”, bashkë me kompaninë e prodhimit të filmit “Tempomedia”.

Përveç në televizione, reklama mund të shihet edhe në platforma të tjera virutale.

Ndryshe, projekti i fundit nga Bebe Rexha është kënga “Sacrifice” e publikuar në fillim të muajit mars, e që deri më tani numëron rreth shtatë milionë klikime në YouTube.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore