Lajme

BE shpreh shqetësim ndaj Kishës Ortodokse Serbe si promovuese e Rusisë dhe programeve anti-evropiane


Parlamenti Evropian

Parlamenti Evropian mbrëmjen e së mërkures ka miratuar një rezolutë mbi interferencat e jashtme me proceset demokratike, dhe dënimin e tentimeve të Rusisë për të tensinouar grupet entike në Ballkanin Perëndimor.

Dokumenti tregon për nxitje të konflikteve dhe ndarje të komuniteteve, të cilat mund të rezultojnë në destabilizim të tërësishëm të rajonit.

Eurodeputetet shprehin shqetësimin e tyre ndaj Kishës Ortodokse Serbe në Serbi, Mal të Zi, Bosnja e Hercegovinë, dhe veçanërisht në entitetin serb të BeH-së, Republika Srpska, për promovim të Rusisë si protektorja e vlerave tradicionale familjare dhe fuqizuesja e marrëdhënieve shtet-kishë.

Gjithashtu janë shprehur shqetësime se Hungaria dhe Serbia po ndihmojnë Kinën dhe Rusinë në synimet e tyre gjeopolitike.

Në dokumentin e miratuar thuhet se ndërhyrja e huaj kryhet duke ndikuar në institucionet fetare dhe instrumentalizimin e tyre, duke përmendur ndikimin rus në kishat ortodokse, duke mbjellë “fara të mosmarrëveshjeve” midis popullsisë vendase dhe duke zhvilluar shkrime të njëanshme të historisë dhe duke promovuar programe anti-evropiane.

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore