Lajme

BE mund të vendos që t’ua njoh pasaportat ilegale serbëve të Kosovës – “të kenë mundësi të udhëtojnë të gjithë”


Komisioni Evropian ka propozuar heqjen e vizave për qytetarët serbë të Kosovës, pasaportat e të cilëve lëshohen nga Drejtoria Koordinuese e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë.

Kur Serbisë Bashkimi Evropian ia liberalizoi vizat, BE nuk pranoi që pa viza të udhëtonin edhe serbët e Kosovës që refuzonin pasaportën e Kosovës dhe merrnin pasaporta të Serbisë.

Serbia i lëshon ato pasaporta për qytetarët e Kosovës akoma me qytete të Kosovës të cilat i prezanton si qytetet të Serbisë. Njëjtë si me targat ilegale ku vendosen emra qytetesh të Kosovës, ashtu edhe me pasaporta.

Për këtë arsye BE vendosi që të mos i liberalizoi vizat edhe për këto pasaporta, por tani Komisioni Evropian i propozoi Parlamentit Evropian që Rregulloren e BE-së 2018/1806 në mënyrë që poseduesit e pasaportave serbe nga Kosova, të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, të lirohen nga kërkesa për të pasur vizë kur kalojnë kufirin drejt shteteve të Zonës Schengen.

Duke qenë se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës hyn në fuqi më 1 janar 2024, Komisioni Evropian konsideron se “arsyet për përjashtimin e poseduesve të pasaportave serbe të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e MPB-së së Serbisë nuk ekzistojnë më, gjegjësisht se të gjithë qytetarët të rajonit të Ballkanit Perëndimor duhet të ketë përfitime nga udhëtimi pa viza”.

Për diçka të tillë kishte folur edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në prill të këtij viti.

Ai duke komentuar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, pati thënë se beson se deri në Vitin e Ri “do të zgjidhet problemi i serbëve nga Kosova që nuk duan të marrin pasaportën e Prishtinës”.

Nuk është e qartë se si do të akomodojë Bashkimi Evropian këto pasaporta që prezantojnë Kosovën si pjesë të Serbisë, kur BE supozohet të ketë qëndrim neutral ndaj statusit të Kosovës.

Nëse shtetet e BE-së do të pranon pasaporta ku prezantohet Prishtina, Mitrovica e qytete të tjera si qytetet të Serbisë, atëherë do të dilte jashtë qëndrimit të vet zyrtar neutral.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore