Lajme

BE aktivizon mekanizmin ndaj krizave për ndërhyrjet e huaja në zgjedhjet evropiane


Presidenca belge e Këshillit Evropian ka vendosur të aktivizojë mekanizmin e Integruar të Përgjigjes së Krizave Politike (IPCR) për të ndarë informacionin midis shteteve anëtare dhe institucioneve të BE-së për ndërhyrjet e huaja në zgjedhjet evropiane.

Javën e kaluar krerët e shteteve dhe të qeverive pohuan gatishmërinë e tyre për të monitoruar nga afër dhe për të frenuar çdo rrezik që vjen nga dezinformimi, përfshirë atë nëpërmjet inteligjencës artificiale, nga burime të huaja të manipulimit të informacionit dhe ndërhyrjeve në proceset zgjedhore.

Aktivizimi i IPCR duhet të lehtësojë shkëmbimin e informacionit ndërmjet Shteteve Anëtare dhe institucioneve të BE-së.

IPCR do të jetë platforma për të bashkuar të gjithë informacionin përkatës dhe të gjitha veprimet në vazhdim, në mënyrë që të mbështesë gatishmërinë dhe një reagim të shpejtë dhe të koordinuar në nivel të BE-së.

“Edhe nëse nuk mund të konsiderojmë se ka një krizë për momentin, kjo do t’i lejojë të gjitha shtetet anëtare dhe institucionet e BE-së të jenë plotësisht të përgatitura dhe funksionale në rast të zhvillimeve të rëndësishme”, ka thënë një diplomat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore