Sport

Bayern Munich ia plotëson dëshirën Mane-s, nënshkruan me shokun e tij të ngushtë


Bayern Munich-u si duket ka vendosur t’ia plotësojë dëshirën Sadio Mane-s, teksa do ta transferojë shokun e tij të ngushtë në Bavari.

Bëhet fjalë për futbollistin nga Benini, Desire Segbe Azankpo, ku mediat në Gjermani shkruajnë se palët tashmë kanë nënshkruar kontratë dy-vjeçare.

Ai së fundmi ishte futbollist i Dunkirk-ut në kategorinë e tretë të futbollit në Francë, por ushtroi klauzolën në kontratë që e lejonte të largohej nëse skuadra binte nga kategoria, siç ndodhi në fund të edicionit të kaluar.

Megjithatë, Segbe Azankpo njëherë do të jetë pjesë e ekipit të dytë bavarez.

Kujtojmë që ai dhe Mane janë shokë që viti 2019 kur ishin pjesë e të rinjve të skuadrës franceze, Metz.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore