Sport

Bayern-i tenton transferimin e Kane


Drejtuesit e klubit të Bayern Munich-ut e kanë të qartë që do të mbesin pa sulmuesin kryesor të tyre, Robert Leëandoëski.

Ky i fundit iu ka bërë të qartë që nuk do të vazhdojë në Bavari, andaj me shumë mundësi do të largohet gjatë kësaj vere.

Në këtë mënyrë, kampionët e Gjermanisë janë duke kërkuar për një zëvendësues të denjë të sulmuesit polak.

Sipas asaj që raportojnë mediat gjermane, barvarezët janë duke tentuar transferimin e sulmuesit të Tottehnam-it, Harry Kane.

Mediat në Gjermani shkruajnë se në ditët e ardhshme Bayern-i do ta paraqesë një ofertë për të përfituar shërbimet e kapitenit të Anglisë.

Megjithatë, vështirë se Antonio Conte dhe drejtuesit e klubit londinez do të lejojnë largimin e Kane në këtë verë, diçka për të cilën janë të vetëdijshëm në kampin gjerman.

Kane gjithashtu u tentua të transferohej edhe nga Manchester City në verën e kaluar, por Tottenhami tregoi se ai ishte i paprekshëm, duke refuzuar oferta faraonike për të.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore