Sport

Bastet e çmendura të Jordan dhe Crawford, vënë bast makinat e tyre: Një Mercedes kundër një Ferrari


Thashethemet rreth asaj se sa Michael Jordan luajti kumar gjatë karrierës së tij në NBA janë të shumta, megjithatë një histori e tillë konfirmon se legjendës së Chicago Bulls i pëlqente të vinte bast.

Ai pranoi se njëherë së bashku me Jamal Crawford kishin vënë në bast makinat e tyre.

Jordan-i kishte nevojë vazhdimisht për konkurrencë në çdo gjë që bënte, kështu që ai ishte dominues në fushën e basketbollit dhe shumë sugjerojnë se dashuria e tij për lojërat e fatit ishte në fakt pasojë e kërkimit të tij të vazhdueshëm për vetë-përmirësim.

Crawford njoftoi pensionimin e tij në moshën 42-vjeçare, por kur mbërriti në NBA ai ishte një nga lojtarët që duhej të ruanin Jordan-in dhe dyshja stërviteshin së bashku kur kishin mundësi.

Bastet që dyshja kishte së bashku ishin legjendare: gjuajtët për trepikë për 1000 dollarë, megjithatë shuma u rrit në 5000 dollarë.

Crawford fitoi një garë për trepikë kundër Jordanit, gjë që e la këtë të fundit të zymtë dhe e detyroi ikonën e Bulls të ngrinte akoma më shumë vlerën e bastit.

“Ai më pyeti se me cilën makinë do të shkoja në stërvitje, unë u përgjigja ‘Me Mercedes’, ai më pas tha ‘Kam ardhur me një Ferrari, a do të luajmë për të?’, ka thënë Crawford.

Jordan fitoi bastin, duke realizuar të pesë gjuajtjet e tij për tre pikë, ndërsa Crawford jo, kështu që ai mbeti pa makinë për t’u kthyer në shtëpi nga stërvitja.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore