Sport

Basketbollistja e Kosovës, Astera Tuhina kalon te Washington State


Basketbollistja e Kombëtares së Kosovës, Astera Tuhina, ka hedhur hapin e madh në karrirë. 17-vjeçarja ka kaluar në SHBA, te ekipi i Washingon State Cougars-it.

Tuhina do të luajë tashmë në NCAA Division 1, duke filluar nga edicioni i ardhshëm. Deri në fund të sezonit, do të vijojë aktivizimin me Deportivo Promete-n.

Trajnera e Washingston State, Kamie Ethridge është shprehur shumë e lumtur për nënshkrimin me basketbollisten e Kosovës, duke e lavdëruar atë dhe duke shtuar se do të jetë pjesë e rëndësishme për edicionin e ardhshëm.

“Ajo ka pasion, këmbëngulje, ashpërsi dhe një përpjekje të pamëshirshme për të bërë gjithçka që duhet që ekipi i saj të ketë sukses”, tha Ethridge.

“Ajo mund të gjuajë për tre pikë dhe ajo është shumë kreative në lëvizjet e saj drejt koshit. Energjia me të cilën luan Astera është ngjitëse dhe tifozët tanë do ta pëlqejnë sa fort luan”.

“Jemi të emocionuar që kemi fituar besimin e Asterës dhe familjes së saj. Ajo do të jetë një shtesë e shkëlqyer për familjen tonë”, shtoi trajneria.

Tuhina është aktivizuar me të gjitha grupmoshat e Kombëtares së Kosovës. Ajo ka debutuar edhe në FIBA Kampionatin Evropian për Shtetet e Vogla në Qipro. Pra, debutim me Kombëtaren A në këtë kompeticion.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore