Të dielën do të zhvillohet java e parë në Superligën e Femrave për edicionin e ri.
Prishtina, Penza dhe Bashkimi shihen favoritë përballë kundërshtarëve në këtë xhiro.
Prishtina sfidën e parë në edicionin e ri do ta ketë ndaj Kastriotit. Ndërkohë, Penza, që është kampione dhe fitoi Superkupën së fundi, do të ndeshet me Trepcën.
Ndeshja e fundit e kësaj xhiro është ndërmjet Vëllaznimit dhe Bashkimit. Skuadra kuqezi edicionin e kaluar zhvilloi një kampionat shumë të mirë, megjithatë, në edicionin e ri ka bërë disa ndryshime, duke u përqendruar me lojtare të reja, kurse Bashkimi e fillon edicionin me synime të mëdha.
Superliga e Femrave – Java 1
E diel
13:00 Prishtina – Kastrioti
13:00 Trepça – Penza
13:30 Vëllaznimi – Bashkimi
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti e di që dëmi i Zajednicës e eklipson çdo përfitim nga anëtarësimi në KiE
-
Azerbajxhani miraton heqjen e vizave me Shqipërinë
-
Osama Hamdane: Ne pranuam marrëveshjen e armëpushimit pa hequr dorë nga vijat tona të kuqe
-
Maqedonci kërkon që KFOR-i të qëndrojë në Kosovë derisa Serbia të demokratizohet