Pajisje

Bashkëpunimi Moonton + Razer


Kompania kineze Moonton e cila krijoi video-lojën dhe njëkohësisht, menaxhon fushatën e publicitetit të Mobile Legends: Bang Bang (MLBB), ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë Razer për risitë teknologjike, si dhe promovimin e Kampionatit Botëror M2 MLBB 2021.

Ndërsa Razer është kompani e mirënjohur në sektorin eletronik të botës, e konsideruar si lider në fushën e pajisjeve të video-lojërave (kompiuter, pajisje kompiuterash, celularë, etj), marrëveshja vendos Razer-in si përgjegjës të marketingut të Kampionatit Botëror M2 2021 të Mobile Legends: Bang Bang.

Pjesë e marrëveshjes është dhe prodhimi i kufjeve “BlackShark V2”, të specializuara për video lojëra, në të cilat do të printohet ilustrimi i një prej karaktereve të MLBB, e quajtur “Miya”.

Disa prej influencuesve të mediave sociale (Facebook, Instagram, Twitter, etj), të cilët kanë reklamuar kampionatin dhe produktet e bashkëpunimit të Moontop dhe Razer-it, do të marrin falas kufjet e stilizuara në shenjë falenderimi.

Botërori MLBB, është mundësuar nga bashkëpunimi i Moontop-it, Shoqata Online e Sporteve Kibernetike dhe Video-lojërave në Internet (Singapore’s Cybersports and Online Gaming Association/SCOGA) dhe Bordi I Turizimit të Singaporit (Singapore Toursim Board/STB). Kompeticioni do të nisë të hoteli Shangri-La i Singaporit.

Prodhimi i këtij dizajni të veçantë të kufjeve sipas shprehive të përfaqësuesve i të dy kompanive, është ‘testament i përkushtimit dypalësh për njeri-tjetrin’.

Më herët këtë muaj (janar), prodhuesit e video-lojës publikuan kompanitë simotra me të cilat do të bashkëpunojnë për zhvillimin e fushatës së MLBB. Ndër to është përmendur lideri botëror Samsung, prodhuesit e karrigeve të posaçme për video-lojëra Secretlab, kompania mediatike e Singaporit dhe platforma e transmetimit Nimo./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore