Shqipëria

Basha përkujton Rugovën: Arkitekt i pavarësisë së Kosovës


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përkujtuar në 16-vjetorin e ndarjes nga jeta Presidentin e parë të Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova, duke e cilësuar atë si “arkitekt të pavarësisë së saj”.

“Ne përulemi me mirënjohje të thellë kombëtare në këtë përvjetor të ndarjes nga jeta, para emrit dhe veprës së përjetshme të Ibrahim Rugovës, simbolit të përpjekjeve të Kosovës për pavarësi dhe shqiptarit që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore të Evropës moderne”.

Kështu e nis përshkrimin e tij përkujtimor, Basha në Facebook.

Me një foto të Rugovës dhe flamurin e Dardanisë bashkëshoqëruar, ai e kujton atë si arkitekt të pavarësisë së shtetit të Kosovës dhe një frymëzim për çdo shqiptar.

“Trashëgimia e tij politike dhe intelektuale, shndrin si arritja më e madhe e një lëvizjeje politike paqësore, e mishëruar sot në shtetin e pavarur të Kosovës”, e mbyll Basha postimin.

Ibrahim Rugova vdiq më 21 janar të vitit 2006 dhe u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore