Zgjedhjet në Shqipëri

Basha: Vullneti i popullit është në kutitë e votimit


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë në një konferencë për mediat nga selia e PD-së. Pas mbylljes së qendrave të votimit, ai shprehu “falenderime për gjithë qytetarët që sollën ndryshimin”.

“Është një fitore e qartë, për aleancën për ndryshim”, shtoi Basha.

Sipas tij, vullneti i popullit është në kutitë e votimit.

“Kam besim të plotë se ky proces do të mbyllet me përgjegjshmëri. Shqipëria fiton”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore