Shqipëria

Basha: Brenda 6 muajve do të mundësojmë konferencë ndërqeveritare me BE-në


Kryetari i Partisë Demokratike, në intervistë për News 24 ka folur rreth takimeve që ka zhvilluar në Slloveni dhe Kroaci me kryeministrat e dy vendeve.

Basha u shpreh se me kryeministrin e Sllovenisë, ka biseduar për sfidat dhe detyrat që duhet të plotësojë Shqipëria si dhe për mbështetjen konkrete nga ana tyre si mbajtës të presidencës së ardhshme 6 mujore të Bashkimit Evropian.

Ndërsa në lidhje me Kroacinë tha se është vendi më i ri në BE, dhe ka marrë zotimin nga kryeministri që do ndihmojë Shqipërinë jo vetëm në tryezën ku merren vendimet, por edhe do ndihmojë në zhbllokimin si dhe në procesin teknik.

“Në theks të bisedimeve qëndron jo vetëm integrimi por edhe bashkëpunimi dypalësh. Me Kroacinë ndajmë shumë veçori natyrore. Kroacia është shembull evropian nga zhvillimi i turizmit, ndërsa Shqipëria ka bërë hapa prapa”.

Përsa i përket Lubjanës, kryedemokrati theksoi se kanë diskutuar për inkubatorët e teknologjisë së informacionit, ku ata janë shumë të suksesshëm.

“Plani ynë parashikon ngritjen e 4 inkubatorëve”.

Basha premtoi se do të bëjë të mundur mbajtjen e konferencës  ndërqeveritare me BE-në brenda 6 muajsh.

“ Kjo bindje është bazuar me bisedimet që kam pasur me evropianët. Problemi nuk ka qenë BE-ja, por ka qenë Shqipëria. BE-ja ka shprehur mbështetje dhe nga ana ekonomike për ne”.

Ai u shpreh se do të mundësojë me anë të bashkëpunimit që Shqipëria të fillojë rrugën drejt BE-së.

“BE kërkon partner të besueshëm, tek unë dhe PD-ja ka gjetur partnerin e besueshëm. Investimet evropiane të ndihmojnë Shqipërinë. Benefitet do i ndjejnë qytetarët shqiptarë”.

Në lidhje me pyetjen për kushtetutën e re, ai u shpreh se do të krijohet horizont i ri kushtetues.

“Primare do të jetë kufizimi pushtetit. Qeverisje të modelit evropian, ku sundon ligji. Do fillojë konsultimi i gjerë popullor , proces gjithpërfshirës të shmang këtë katastrofë politike. Edi Rama ka marrë peng institucionet, mediat, qytetarët shqiptarë”.

Ndërsa për reformën në drejtësi, kryedemokrati theksoi se kjo reformë do vazhdojë dhe do të përshpejtohet.

“Ne do ta zhvillojmë atë me një standart dhe do mbajmë duart larg nga reforma. Garancia e vetme që të ketë sukses, është PD-ja, 25 prilli”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore