Shqipëria

Bardhi thotë se ka dorëzuar në SPAK provat për Olsi Ramën


Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë me dije se ka dorëzuar në SPAK “provat e bëra dje publike që lidhin vëllain e kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama me laboratorin e drogës në Xibrakë”.

Sipas tij, nuk ka më vend për vonesa, zvarritje apo fshehje për “të hetuar rolin e Olsi Ramës në organizatën e trafikut të drogës së Xibrakës”.

“Prandaj thirrja ime sot shkon edhe njëherë për drejtuesin e SPAK z. Altin Dumani: Na provoni që në Shqipëri nuk ka persona të paprekshëm, që hetohet dhe vihet përpara përgjegjësisë cilido, qoftë ky edhe vëllai i Kryeministrit”, shkruan Bardhi.

Ndërkaq, një ditë më parë Olsi Rama reagoi ndaj akuzave të Bardhit se ai është i përfshirë në trafik droge, me atë që quhet dosja e Xibrakut.

Vëllai i kryeministrit ka hedhur poshtë këto akuza duke i konsideruar “mizerabilitet njerëzor”.

Nga ana tjetër, ai e cilëson Bardhin si “kanakarin e sharlatanit famëkeq (Berishës) që ka sulmuar me qindra herë familjen Rama”.

Gjithashtu ai shton se nuk është përfshirë ndonjëherë në politikë pavarësisht se vëllai i tij Edi Rama qeveris vendin. Akuzat për drogë i konsideron të vërteta aq sa lidhje ka i paburri (Bardhi) me të vërtetën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore