Sport

Barcelona synon transferimin e Felix gjatë verës


Barcelona po vëzhgon situatën e Joao Felix-it përpara verës me portugezin që aktualisht është i huazuar te Chelsea nga Atletico Madrid, sipas Sport.

Barcelona dhe Atletico kanë një marrëdhënie të mirë pune pas transferimeve të ndryshme në vitet e fundit, duke përfshirë lëvizjen e fundit të Memphis Depay në Madrid, dhe tani, të dy palët janë në kontakt për Felix.

Nuk ka marrëveshje në tavolinë për momentin, por Barcelona thuhet se ka pyetur për planet e Colchoneros për sulmuesin në rast se një lëvizje mund të bëhet një mundësi.

Felix, i cili u transferua te Chelsea, ishte suspenduar për pesë ndeshje, pasi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e parë që ai luajti me Chelsea-n.

Ai ka pasur performanca shumë të mira me kombëtaren portugeze në Kupën e Botës, por sa i përket klubit, ai ka lënë për të dëshiruar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore