Kampionate

Barcelona, priten katër largime me peshë


Skuadra e Barcelona-s pritet të jetë nën ndikimin e një revolucioni të vërtet me lojtarët. Ardhja e Joan Laporta-s në krye te klubit, do të kishte si qëllim formatimin e ekipit, me shumë transferime në hyrje dhe në dalje.

Katalansja Mundo Deportivo, raporton se javët e ardhshme, Presidenti Laporta do të takohet me Gerard Pique-n, Sergio Busquets-in, Sergi Roberto-n dhe Antonie Griezmann-in, për të diskutuar ulje të pagave të tyre.

Të katër lojtarët pritet të largohen, nëse nuk pranojnë kushtet e ofruara nga Laporta, që e di fare mirë hierarkinë e lojtarëve në dhomën e zhveshjes dhe peshën që ata kanë në klub.

Nëse nuk ka dakortësim mes palëve, Pique, Busquets-i dhe Roberto pritet të largohen me kosto shumë të ulët, ashtu siç u veprua me Luis Suarez-in dhe Ivan Rakitiç-in, si shenjë falenderimi për gjithçka kanë dhënë në klubin e Barcelona-s.

Çështja e Griezmann-it është më ndryshe. Lojtari që u ble për 120 milionë euro, nuk mund të largohet falas ose me pak para, duke parë se për të ka interes nga disa skuadra të medha, por mund të shitet ose të përdoret për shkëmbim me lojtarë të tjerë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore