Sport

Barcelona kërkon Moreno-n, në rast se dështon të transferojë Lewandowski-n


Sulmuesi i Villarreal-it, Gerard Moreno, ka hyrë në objektivat e Barcelonës pasi blaugranët synojnë të sjellin një sulmues këtë verë, siç është raportuar nga Diario Sport.

Katalunasit e shohin pozicionin e sulmuesit si një zonë kyçe për t’u forcuar dhe, ndërkohë që Robert Lewandowski i Bayern Munich-ut mbetet prioriteti, ata po shohin alternativa në rast se situata e polakit bëhet shumë e ndërlikuar.

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez mendon se Moreno i plotëson kërkesat e tij, pasi ka shënuar 13 gola në 27 ndeshje sezonin e kaluar, dhe pavarësisht klauzolës së tij të lirimit prej 100 milionë euro, Villareal është e gatshme të negociojë dhe mund të pranojë rreth 40 milionë euro – një shifër e ngjashme me çfarë po planifikojnë të investojnë katalanasit për të nënshkruar me Lewandowski-n.

Megjithatë, pritet të ketë konkurrencë për nënshkrimin e 30-vjeçarit, pasi Atletico Madrid thuhet se e sheh atë si një zëvendësues të mundshëm të Luis Suarez.

Së fundmi Leëandoëski ka thënë se nuk do të kthehet në Bayern pas ndeshjeve të Nations League, por a do të vendosë klubi të shes polakun, pritet të shihet.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore