Lajme

Barbano e Ziadeh diskutojnë rëndësinë e de-përshkallëzimit në Veri


Giovanni Pietro Barbano dhe Caroline Ziadeh

Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, përmes një postimi në rrjetin social “X” ka njoftuar se të martën ka takuar përfaqësuesen speciale të Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefen e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Caroline Ziadeh, me të cilën ka diskutuar për situatën në Kosovë.

Sipas Barbanos me Ziadeh janë diskutuar zhvillimet e fundit në Kosovë duke riafirmuar rëndësinë e dialogut dhe de-përshkallëzimit.

Për takimin në fjalë është deklaruar edhe UNMIK-u përmes një postimi në rrjetin social “X” duke e cilësuar bisedën me Barbano si të frytshëm.

“Ata diskutuan për zhvillimet e fundit në Veri të Kosovës. Ata gjithashtu përsëritën mbështetjen e tyre për dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, thuhej në njoftimin e UNMIK-ut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore