Libra

Barack Obama publikon këngët dhe librat e preferuar të kësaj vere


Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka ndarë me ndjekësit e tij në Twitter, listën e përbërë me këngët e preferuara të verës.

Obama, ka vendosur që kësaj radhe të vijë me një përzierje të këngëve të vjetra me disa nga të rejat, të interpretuara nga artistët më eminentë në glob.

“Me kaq shumë njerëz që bëhen së bashku me familjen dhe miqtë, ka shumë për të festuar këtë verë”.

“Këtu është një listë dëgjimi me këngë që kam dëgjuar kohët e fundit dhe është një përzierje e emrave të vjetër dhe të rinj, të arritur dhe atyre të cilat janë në zhvillim”, ka shkruar Obama.

Disa nga këngët e përzgjedhura përfshijnë; “Neighbors” nga J. Cole, dueti mes Drake dhe Lil Baby “Wants and needs”, “Find a way” kënduar nga H.E.R si dhe kënga “Desperado” e Rihanna-s.

Por, Barack Obama, nuk ka publikuar vetëm këngët e preferuara, pasi që ai gjithashtu ka ndarë me ndjekësit edhe librat e tij favorit për vitin 2021.

Disa nga librat e preferuar të Obamas, të cilët ai i propozon për t’i lexuar janë; “Klara and the sun” shkruar nga Kazuo Ishiguro, librin “Intimacies” të Katie Kitamura, “At night all blood is black” të David Diop, si dhe veprën e autorit Te-Ping Chen – “Land of big numbers”

Listat e publikuara nga Barack Obama, janë mirëpritur nga ndjekësit e tij, shumë prej të cilëve ndanin të njëjtën shije, qoftë në muzikë e po ashtu edhe në lexim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore