Shqipëria

Banorët e Postribës në protestë: Ndotja e ujit, shkak i punimeve në gurore


Në Shkodër, banorët në njësinë Postribë kanë zhvilluar një protestë për ndotjen e ujit të pijshëm.

Ata bllokuan për disa minuta rrugën kryesore të Postribës, duke deklaruar se ndotja e ujit vjen si shkak i punimeve në një gurore në fshatin Domen.

Banorët kanë bërë me dije se e kanë denoncuar rastin edhe në organet e drejtësisë, por deri më tani = nuk kanë marrë një përgjigje për zgjidhjen e situatës.

Ndërkohë, në mbështetje të protestës ishte edhe anëtarja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Eliona Shkreli.

Ajo ka thënë se banorët ndodhen në vështirësi për shkak të ndotjes së ujit.

Edhe më përpara banorët e Postribës kanë protestuar për këtë problem që sipas tyre lidhet me ndotjen e ujit nga gurorja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore