Shqipëria

Balluku: Do të nisë implementimi i projektit e-Transport


Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, të mërkurën e 13 prillit ka prezantuar dy projektaktet që prekin fushën e transportit.

Ministrja tha se do të implementohet projekti e-Transport.

Nëpërmjet saj, synohet menaxhimi dhe monitorimi i fluksit të udhëtarëve në linjat e transportit ndërqytetës.

93% e fluksit total të udhëtarëve në vit përdorin transportin rrugor ndërqytetës me autobus.

Duke përbërë fluksin më të madh të udhëtarëve pas transportit ajror, detar dhe hekurudhor.

Platforma e-Transport do të ofrohet falas për 520 linja, 242 operatorë dhe 2 mijë e 282 mjete.

Përfituesit e kësaj platforme do të jenë qytetarët, të cilët janë shprehur skeptik ndaj kësaj nisme evropiane.

Biletimi do të sjellë një përmirësim rrënjësor të eksperiencës së udhëtimit në Shqipëri.

Biletimi do të kryhet nëpërmjet një moduli elektronik online. Këtë shërbim do ta ofrojë vetë aplikacioni ose faqja online. Gjithashtu, mundësi të përfitojnë nga platforma do të kenë edhe vetë agjencitë e udhëtimit.

Aplikacioni do të jetë falas. Mundësi qasjeje nga ana e bizneseve, do të kenë 520 linja udhëtimi. Operatorët përftues do të jenë 242. Ndërkaq, për sa u përket mjeteve, janë 2 mijë e 282, të cilët përfshihen në skemë.

Po ashtu, Belinda Balluku, ka paralajmëruar një vendim të Qeverisë i cili do ta bëjë më të shtrenjtë energjinë për të gjitha ato familje që harxhojnë më shumë se 700 kilovat/ orë në muaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore