Sport

Ballkani – Cluj, publikohen formacionet zyrtare


Ballkani do të debutojë sot (e enjte) në Ligën e Konferencës, teksa do të përballet me ekipin rumnun, CFR Cluj.

Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare nga të dyja skuadrat.

Ilir Daja sonte do të startojë nga minuta e parë me Frashërin si portier kurse në mbrojtje të rreshtuar janë katërshja: Armend Thaçi, Dellova, Jashanica dhe Astrit Thaçi.

Mesfusha e Ballkanit përbëhet nga treshja Korenica, Zyba dhe Emerllahu ndërkaq në sulm Daja ka startuar me Gripshin, Rrahmanin dhe Krasniqin.

Mungesë e rëndësishme për Ballkanin do të jetë kapiteni i skuadrës, Edvin Kuc.

Pra, përveç tij, formacioni i kampionëve të Kosovës është i njëjtë me atë të ndeshjeve ndaj Shkupit.

Ndeshja Ballkani – Cluj do të fillojë në ora 18:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore