Lajme

Bahtjari deklarohet i pafajshëm


Ilustrim

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës (UÇK), Ismet Bahtjari, të hënën është deklaruar i pafajshëm lidhur me veprat penale kundër administrimit të drejtësisë për të cilat ngarkohet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në kuadër të Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë të Holandës.

Ai është paraqitur për herë të parë para gjykatës këtë të hënë, i cili, së bashku me Sabit Januzin – janë arrestuar të premten (6 tetor) në bazë të një fletëarrestimi dhe urdhri për transferim të lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Në orën 15:15 pritet të nisë edhe seanca gjyqësore e Januzit.

Ata dyshohet se janë përpjekur ta “bindnin një dëshmitar të mos dëshmonte” në Gjykatën Speciale. Gjykatësi i Procedurës Paraprake e ka konfirmuar aktakuzën kundër Januzit dhe Bahtjarit më 2 tetor të këtij viti, ndërsa në arrestimin e tyre ndihmuan edhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe Policia e Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore