Sport

Aymeric Laporte kërkon rikthimin në La Liga


Gazeta 90min raporton se mbrojtësi me nacionalitet spanjoll, Aymeric Laporte e ka bërë të qartë se ai do të transferohet në ligën spanjolle këtë sezon.

27 vjeçari, Laporte është zëvendësuar nga Ruben Dias dhe John Stones në mënyrë të shkëlqyeshme të Manchester City.

Ai ka luajtur gjithsej 20 ndeshje me Manchester City-n në sezonin e fundit, në të cilat nuk ishte gjithmonë startues.

Barcelona dhe Real Madrid thuhet se janë të interesuar të nënshkruajnë me të, pasi kishte performancë të mirë në “Euro 2020”.

Laporte luajti me kombëtaren spanjolle në Kampionatin Evropian, pasi ndërroi nacionalitetin, nga francez në spanjoll.

Laporte ishte gjithmonë në 11-shen startuese, dhe humbën në penalti përballë Italisë në gjysmëfinale.

Duket se eksperienca e mirë me spanjollët, e ka bërë Laporten të kthehet në La Liga dhe të luaj me një nga gjigandët spanjoll.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore