Lajme

Moska shpall gjendjen e jashtëzakonshme kundër terrorizmit


Autoritetet në Moskë dhe zonën përreth thonë se kanë shpallur një gjendje të jashtëzakonshme kundër terrorizmit në sfondin e kryengritjes së armatosur nga udhëheqësi mercenar rus Yevgeny Prigozhin.

“Për të parandaluar sulmet e mundshme terroriste në qytet dhe në rajonin e Moskës, është krijuar një regjim i operacioneve kundër terrorizmit”, tha Komiteti Kombëtar i Antiterrorizmit i Rusisë.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia investigative “Meduza”.

Në Moskë janë forcuar masat e sigurisë. Rajoni Voronezh në Rusinë jugperëndimore, i cili kufizohet me Ukrainën, e shpalli gjithashtu këtë lloj gjendje të jashtëzakonshme.

Gjendja e jashtëzakonshme kundër terrorizmit u lejon autoriteteve ruse të rrisin kontrollet dhe të lehtësojnë arrestimin e qytetarëve të tyre.

Kryebashkiaku i Moskës Sergej Sobyanin konfirmoi se protokollet kundër terrorizmit po zbatohen në Moskë dhe rajonin përreth.

Sobyanin falënderoi banorët dhe vizitorët për “mirëkuptimin” e tyre dhe për “një qëndrim të qetë ndaj asaj që po ndodh”.

Masat kundër terrorizmit që po zbatohen në Moskë u japin autoriteteve shumë kompetenca shtesë. Ja çfarë mund të bëjnë:

Ndalimi i civilëve në rrugë dhe t’iu kërkojnë atyre të paraqesin një letërnjoftim, duke i ndaluar nëse nuk kanë letërnjoftim me vete.

Largimi me forcë i njerëzve dhe automjeteve nga një vend.

Kontrolli i bisedave telefonike dhe leximi i mesazheve private pa urdhër gjykate.

Përdorimi i çdo automjeti në dispozicion për ndihmën e parë dhe për ndjekjen e një të dyshuari.

Mbyllja përkohësisht e objekteve industriale që prodhojnë eksplozivë, kimikate ose materiale radioaktive.

Mbyllja e komunikimeve, duke përfshirë shërbimin telefonik dhe internetin.

Kufizimet e aksesit të publikut në rrugë dhe shitjes së alkoolit.

Anëtarët e forcave të rendit fitojnë të drejtën për të hyrë në çdo hapësirë, publike apo private, pa një urdhër paraprak gjykate.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore