Lajme

Autoritetet britanike sekuestrojnë 264 milionë paund kriptomonedha


Policia britanike ka sekuestruar ngarkesën rekord të kriptovalutave, me vlerë prej 294 milionë paund, dhe ka arrestuar një shtetase.

Ky operacion erdhi pas një hetimi mbi pastrimin e parave, pasi grupet e krimit të organizuar, kohët e fundit po u drejtohen monedhave digjitale për të pastruar paratë e tyre të pista.

Policia e Londrës njoftoi të martën se ata kishin kapur 180 milionë paund të një kriptomonedhe akoma të pazbuluar. Kapja e tyre vjen më pak se tri javë, pasi më 24 qershor, një hetim tjetër i pastrimit të parave zbuloi shumën me vlerë 180 milionë paund në kriptomonedha.

“Ndërsa paraja cash mbetet ende mbret në botën kriminale dhe platformat digjitale zhvillohen, ne po shohim gjithnjë e më shumë kriminelë duke përdorur kriptovaluta për të pastruar paratë e tyre të pista”, tha zëvendës-ndihmës Komisioneri i Policisë Metropolitane, Graham McNulty.

Një grua 39-vjeçare u arrestua nën akuzën e pastrimit të parave, pasi u zbulua hetimi i parë dhe po merret në pyetje për shumën 180 milionë paund.

“Sekuestrimi i sotëm është një tjetër pikë referimi e rëndësishme në këtë hetim, i cili do të vazhdojë për muajt e ardhshëm. Ndërkohë ne po u afrohemi personave që janë në qendër të këtij operacioni, të dyshuar të pastrimit të parave”, tha detektivi Joe Ryan.

Ndërsa kriptovalutat janë kryesisht anonime, të përshtatshme dhe globale në vetvete, disa nga grupet më të mëdha kriminale në botë kanë hedhur bast mbi ta si një mënyrë për të pastruar para dhe për të qëndruar një hap përpara policisë, taksave dhe forcave të sigurisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore