Bota

Australi/ Victoria hyn në izolim pas rritjes së rasteve në Melburn


Shteti i dytë më i populluar në Australi Victoria do të hyjë në një bllokim shtatë-ditor pas pёrhapjes sё shpejtё tё virusit nё kryeqytetin e vendit, Melburn.

Bllokimi do të fillojë mesnatën e së enjtes, nё 14:00 sipas orёs lokale.

Autoritetet deri më tani kanë zbuluar 26 raste tё reja dhe kanë identifikuar 150 vende ku njerëzit mund të jenë ekspozuar ndaj virusit.

Kryeministri në detyrë i Victoria, James Merlino tha se shpërthimi përfshinte variantin shumë ngjitëse të virusit, B.1.617.

Një udhëtar i kthyer ishte infektuar me llojin, për të cilin Merlino tha se po përhapet “më shpejt seç kishin regjistruar ndonjëherë”.

Rastet janë gjetur në të gjithë shtetin, përfshirë stadiumet në Melburn.

Për shtatë ditët e ardhshme, viktorianëve do t’u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi.

Ata do tё lejohen tё kryejnё vetёm shёrbimet thelbësore si, pazar, palestёr, kujdestari ose për të marrë një vaksinë Covid. Asnjë tubim nuk lejohet dhe udhëtimi është i kufizuar brenda 5 kilometrash nga shtëpia.

Mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme. Shkollat do të mbyllen përveç pёr fëmijët e punëtorëve tё vijёs sё parё. Ambjentet e adhurimit dhe të gjitha vendet jo-thelbësore gjithashtu do të mbyllen.

Shtetet e tjera australiane pritet të kufizojnë lëvizjen nga Victoria. Australia e Jugut ka bllokuar tashmë udhëtimet nga shteti.

Përhapja e re shënon rritjen më të madhe në transmetimin e virusit në komunitet që kur shteti doli nga një valë e dytë në tetor tё viti 2020.

Shpërthimi shkaktoi më shumë se 20 mijё infeksione dhe 820 vdekje. Rreth 70% të rasteve dhe shumicën e viktimave në të gjithë vendin.

Autoritetet nё Victoria zbatuan njё bllokim maratonё prej 112 ditёsh, pёr t’i ulur rastet prap nё zero.

Australia ka ndaluar transmetimin e përhapjes së virusit përmes kontrolleve të rrepta kufitare, bllokimeve të parakohshme dhe masave të karantinës.

Por nga ana tjetër ka qenë e ngadaltë për të vaksinuar popullsinë e saj. Shpërthimi i fundit ka nxitur thirrje të reja për australianët që të marrin dozat e tyre.

Përhapja e imunizimit të vendit Covid-19 ka qenë e mbushur me vonesa për shkak të furnizimit dhe problemeve logjistike, si dhe hezitimit në rritje midis disa grupeve.

Deri më tani, më pak se 10% e popullsisë janë vaksinuar.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore