Lajme

Austin: Veprimet e Hamasit janë më të këqija se ato që pashë me ISIS-in


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin thotë se beson se në shumë mënyra grupi terrorist Hamas është më i keq se ISIS.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “The Times of Israel”.

“Ne jemi me ju, zoti kryeministër, dhe siç tha presidenti, ju keni mbështetjen tonë”, i thotë Austin kryeministrit Benjamin Netanyahu në një takim në Tel Aviv. “Është një javë e tmerrshme… akte të neveritshme nga ky grup terrorist”.

Austin i thotë Netanyahut se “siç e dini, unë isha ai që fillimisht bashkova fushatën e ISIS-it dhe di shumë për ISIS-in, dhe kjo është më e keqe se ajo që pashë me ISIS-in”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore