Sport

Atletico Mineiro-s i njihet titulli kampion pas 86 vitesh


U deshën 86 vjet, por Atletico Mineiro më në fund u kurorëzua si kampioni i parë i Brazilit për klube.

Kjo, pasi konfederata e futbollit të vendit (CBF) njohu zyrtarisht fitoren e tyre të “Turneut të Kampionëve” të vitit 1937.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Reuters”.

Atletico tani mund të shtojë një titull të tretë në historinë e tyre së bashku me fitoret e 1971 dhe 2021 falë vendimit të organit të kryesuar nga Ednaldo Rodrigues.

“Turneu i Kampionëve i luajtur në vitin 1937 ishte jashtëzakonisht i rëndësishëm në atë kohë mes debateve dhe ndarjeve të krijuara në futbollin brazilian për shkak të mbrojtjes së zbatimit të profesionalizmit midis klubeve”, thuhet në dokumentin zyrtar të CBF-së të nënshkruar të premten.

Turneu pionier ndërshtetëror mblodhi së bashku pesë kampionë shtetërorë të vitit 1936 nga rajone të ndryshme të Brazilit dhe një delegacion të klubit sportiv të marinës.

Ishte i pari me rëndësi kombëtare që përfshiu klube që kaluan në modelin profesional, si Fluminense dhe vetë Atletico Mineiro.

Pasi pretendoi “Brasileirao” në vitin 2021, Atletico kërkoi njohjen e titullit që fitoi gati një shekull më parë.

Presidenti i klubit Sergio Goelho mbajti takime të shumta me konfederatën dhe paraqiti një dokument 60 faqesh me infografikë, anekse gazetash dhe letra për të demonstruar rëndësinë e turneut.

Konfirmimi i shumëpritur i titullit të vjetër erdhi si pjesë e një festimi të klubit të shoqëruar me hapjen e shtëpisë së tij të re, stadiumin MRV, i cili u inaugurua me një fitore 2-0 ndaj Santos të dielën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore