Sport

Atletico Madrid zgjidh kontratën me Diego Costa-n


Atletico Madrid-i ka lajmëruar shkëputjen e kontratës së sulmuesit spanjoll, Diego Costa, pas gati dy vitesh bashkëpunimi dhe gjashtë muaj para përfundimit të saj.

Costa u transferua nga Chelsea, në janarin e 2018 për shumën e 60 milionë eurove, një rikthim te Atletico për spanjollin, pasi më herët kishte luajtuar për Atletico-n.

Që nga koha e rikthimit, Costa luajti në 81 ndeshje, në të gjitha kompeticionet, dhe arriti të shënojë 19 gola dhe dhuroi 14 asiste.

Spanjolli njihet për karakterin e tij problematik në fushën e lojës, ku është ndëshkuar plot 23 herë me kartonin e verdhë dhe një karton të kuq.

Tregues tjetër negativ për Costa-n janë edhe dëmtimet e shumta që pëson herëpashere, në total ai i ka munguar Atletico-s në rreth 62 ndeshje si pasojë e dëmtimeve të ndryshme që ka pësuar.

Pas daljes si lojtar i lirë, janë të shumta ekipet që interesohen për të marrë shërbimet e 32-vjeçarit, mes tyre Wolves-i, Arsenal-i, Juventus-i dhe Milan-i, të gjitha këto ekipe janë duke kërkuar sulmues rezervë dhe me një kontratë të kënaqëshme Costa, do të zgjidhte secilin prej tyre./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore