Shqipëria

Atleti Smajlaj shënon rekord kombëtar në kërcimin për së gjati


Atleti shkodran, Izmir Smajlaj, të shtunën e 8 majit, ka shënuar një tjetër rekord kombëtar në disiplinën e kërcimit për së gjati. Aktiviteti i përvitshëm, u organizua nga Federata Shqiptare e Atletikës.

Me një hedhje prej 8.16 metrash, 28 vjeçari Izmir Smalaj, shënoi kështu hedhjen më të madhe kombëtare në disiplinën e atletikës.

Sportistin shkodran e ka përshëndetur dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të shtunën e 8 majit, përmes një postimi në median sociale Facebook.

“Izmir Smajlaj, 8.16 metër, rekord kombëtar në kërcim së gjati. 8.16 metra është hedhja më e madhe kombëtare për këtë disiplinë të atletikës”, shkruan Veliaj duke i uruar suksese sportistit Smajlaj.

Atleti shqiptar në kërcim së gjati dhe në trehapësh, Izmir Smajlaj, ka lindur më 29 mars 1993, në qytetin e Shkodrës. Ai është shpallur kampion Evrope në Beograd të Serbisë, më 4 mars të 2017-së, ku u zhvillua Kampionati Evropian i Atletikës.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore