Rajoni

Athinё/ Dy autorë në mikroskopin e hetuesve për vrajsen e gazetarit


Foto nga vendngjarja e marrë nga Kathimerini

Sipas hetimeve të deritanishme, autorët ishin dy dhe nё momentin e ngjarjes po ngisnin një motor tip skuter.

Shoferi thuhej se mbante një kokore, ndёrsa bashkëudhëtari kishte veshur një xhaketë ushtarake dhe një maskë kirurgjikale.

Ёshtë përdorur vetëm një pistoletë e kalibrit nëntë milimetra, me tё cilёn gazetari ka marrё të paktën 5 plumba në gjoks dhe kokë.

Trembëdhjetë gëzhoja u gjetën në vendin e ngjarjes, ndërsa dëshmitë flasin për përdorimin e një arme me silenciator.

Dyshohet se ekzekutuesi fillimisht qëlloi viktimën dhe më pas zbriti nga motori, sipas dëshmive tё kalimtarёve që konfirmojnё se viktima u qёllua disa metra larg makinës së tij, nga e cila ai sapo kishte zbritur.

Një plumb goditi dhe automjetin, i cili u transportua për t’u hetuar në laboratorët e Drejtorisë së Hetimeve Kriminologjike.

Nga EL.AS. vlerësohet se autorët e kanë ndjekur atë gjatë gjithë rrugës nga stacioni televiziv STAR, ku ai punon, deri në shtëpinë e tij.

Vlen të përmendet se trupi i viktimës u hoq disa orë pas vrasjes nga vendi i ngjarjes, pasi një hetim i hollësishëm u krye nga një ekip i veçantë i Drejtorisë së Hetimeve Kriminologjike.

Sipas informacionit, pas incidentit, forcat e EL.AS. gjetën dhe ndoqën në Rrugën Kombëtare një makinë të të njëjtit lloj me atë në të cilën – sipas dëshmive – hipёn autorët. Megjithatë, gjatë inspektimit pasues, u zbulua se nuk kishte asnjë lidhje me incidentin.

Gazetari u vra gjatë një atentati jashtë shtëpisë së tij në rrethinën jugore të Athinës, Alimos.

“Sipas raporteve paraprake, Giorgos Karaivaz, u qëllua nё orёn 2 tё padistes sё sotme nё njё sulm qё i ngjante njё atentati tё planifikuar”, shkruajti Ekathimerini.

U qёllua me tё paktёn gjashtё plumba dhe nё momentin e ngjarjes ishte duke u kthyer pёr nё shtёpi.

Sipas njoftimeve paraprake tё policisё greke, autorёt po ngisnin njё motor dhe u larguan menjёherё nga vendngjarja.

Lajm në përditësim

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore