Lajme

Astronomët shohin shtëllungën e avullit duke shpërthyer nga hëna e Saturnit


Astronomët kanë parë një shtëllungë të madhe avulli që shpërthen nga Enceladus, një hënë e vogël e Saturnit që konsiderohet si një nga vendet më premtuese për të gjetur jetë përtej Tokës.

Masa rekord arriti gati 6 mijë milje në hapësirë – duke mbuluar distancën midis Irlandës dhe Japonisë – dhe derdhi ujë në zbrazëti me një shpejtësi të vlerësuar prej 300 litrash në sekondë.

Enceladus, i cili strehon një oqean të thellë me ujë të kripur nën një kore të jashtme të akullt, dihet se nxjerr avujt e ujit në hapësirë.

Mirëpo, kjo është hera e parë që një nxjerrje kaq masive është parë duke shpërthyer nga hëna 300 milje e gjerë.

Studiuesit vëzhguan Enceladusin, hënën e gjashtë më të madhe të Saturnit, me teleskopin hapësinor James Webb (JWST) nëntorin e kaluar.

Imazhet e kapura me instrumentin e spektrografit të teleskopit kapën atë që shkencëtarët e përshkruan si “një shtëllungë jashtëzakonisht e gjerë”.

Matjet e marra nga teleskopi tregojnë se Enceladus po humbte 300 kilogramë ujë në sekondë në shtëllungë, të mjaftueshme për të mbushur një pishinë me përmasa olimpike në disa orë.

Sakaq, vëzhgimet demonstrojnë fuqinë e JWST për të kuptuar botën e oqeanit në detaje, shkruajnë studiuesit në një punim të pranuar për botim në Nature Astronomy.

Sipas tyre, teleskopi hap “një dritare të re në eksplorimin e Enceladus ndërsa përgatitet për misionet e ardhshme”.

Enceladus përshkruhet si një botë oqeanike sepse astronomët besojnë se një oqean global shtrihet nën terrenin e tij të akullt.

Vëzhgimet e mëparshme të hënës Saturniane kanë pikasur shtëllunga avulli uji, që bartin grimca akulli dhe kimikate organike, duke shpërthyer përmes çarjeve sipërfaqësore të njohura si vija tigri.

Për shkak se Enceladus rrotullohet rreth Saturnit kaq shpejt, duke përfunduar një orbitë të planetit në pak më shumë se një ditë të vetme Toke, avulli i ujit derdhet në orbitën e Hënës, ku formon një unazë gjigante e quajtur torus.

Referuar të dhënave të astronomit nga teleskopi, rreth 30për qind e ujit që del nga Enceladus ushqen torusin, ndërsa pjesa tjetër derdhet në rrethinën e Saturnit.

Ndërkohë, vëzhgimet bazohen në ato të misionit shumë të suksesshëm Cassini, i cili kaloi një dekadë duke eksploruar Saturnin dhe dhjetëra hënat e tij.

Sonda u bë e para që kapi imazhe nga shtëllungat që shpërthyen nga Enceladus dhe fluturuan nëpër rrjedhat e avullit.

Në vitin 2017, shkencëtarët e NASA-s raportuan se Enceladus ka thuajse të gjithë përbërësit e nevojshëm për jetën siç e njohim ne, duke përfshirë ujin, energjinë dhe kiminë përkatëse.

Misionet e ardhshme në botën e oqeanit të ftohtë synojnë të eksplorojnë trashësinë e kores së jashtme të akullt dhe thellësinë e oqeanit nëntokësor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore