Shitjet e barnave për kancerin dhe diabetin e ndihmuan AstraZeneca-n të mposhtte pritshmëritë në tremujorin e dytë.
Kjo ‘fitore’ e prodhuesit vjen teksa ai ka zgjeruar biznesin e mjekësisë gjenomike me një marrëveshje prej 1 miliard dollarësh për të blerë asete nga Pfizer.
Pascal Soriot, shefi ekzekutiv i AstraZeneca-s, ka thënë se tetë ilaçe dhanë më shumë se 1 miliard dollarë të ardhura në gjysmën e parë të vitit, me çdo fushë të biznesit, përveç terapive COVID, duke u rritur me dy shifra nga viti në vit.
Aksionet e AstraZeneca-s u rritën 4 për qind në tregtimin e mëngjesit në Londër.
Soriot ka treguar se kompania inkurajohet nga të dhënat pozitive nga prova e parë e ndjekur nga afër në fazën e vonë të ilaçit onkologjik datopotamab deruxtecan, që do të publikohet më në detaje në një konferencë mjekësore të ardhshme.
Investitorët u zhgënjyen kur kompania publikoi për herë të parë rezultatet nga prova më herët në korrik, duke e çuar aksionin në rënie pothuajse 8 për qind.
Sakaq, analistët kanë thënë se aksionarët ishin të shqetësuar që AstraZeneca nuk ka thënë se të dhënat tregonin se ilaçi ishte “klinikisht kuptimplotë”.
“Ne njoftuam se ky studim ishte statistikisht pozitiv. Ne nuk thamë që rezultatet ishin klinikisht domethënëse. Dhe kur njerëzit të shohin rezultatet, ata do të kuptojnë pse”, ka thënë ai.
“Por ne jemi shumë të inkurajuar sepse kemi parë tërësinë e të dhënave dhe jam i sigurt se kur njerëzit i shohin të dhënat në detaje në Kongres, ata gjithashtu do të ndajnë emocione për potencialin e kësaj”.
Po ashtu AstraZeneca ka njoftuar planin për të blerë portofolin e terapive gjenetike të Pfizer-it në fazën e hershme, në një marrëveshje me vlerë deri në 1 miliard dollarë, plus honorare në shitjet e ardhshme.
Ndërkohë, Soriot u ka bërë jehonë udhëheqësve të tjerë të industrisë farmaceutike në kritikimin e reformave të çmimit të barnave në SHBA në Aktin e Reduktimit të Inflacionit.
Ai ka paralajmëruar se mund të zvogëlojë kthimin e barnave për kancerin dhe sëmundjet e rralla dhe se AstraZeneca tashmë po ndryshon mënyrën se si cakton fondet e kërkimit dhe zhvillimit për shkak të ligjit të ri.
“Rezultati përfundimtar është se shumë produkte do të vonohen në lançimin e tyre në SHBA. Është vërtet e trishtueshme”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ozempic – Medikamenti për dobësim ngadalëson edhe plakjen, sipas studimit
-
Asnjëherë mos merrni këshilla shëndetësore nga njerëzit më të moshuar në botë, thonë shkencëtarët
-
Teknika e stimulimit të trurit mund të japë më shumë lehtësim nga simptomat e Parkinsonit
-
Shkencëtarët zbulojnë se njerëzit plaken në dy momente të përshpejtuara – në 44, pastaj në 60-vjeç
Lajmet kryesore
-
Kolegji Zgjedhor ‘rrëzon’ opozitën, Tavos i hapet rruga e betimit
-
Arrest shtëpie për kryebashkiakun e Tropojës dhe zv.kryetarin, SPAK: Shkelën ligjin për ndërtimin e 2 rrugëve
-
Hapa të kujdesshëm nga Kievi dhe Moska për planin e paqes të Scholz, por kancelari kritikohet brenda vendit
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit