Sport

Aston Villa synon transferimin e Asensio-s


Aston Villa dëshiron të nënshkruajë me sulmuesin e Real Madrid-it, Marco Asensio-n.

27-vjeçarit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe dëshiron të zgjasë qëndrimin e tij, por derisa të merret një vendim, Villa vazhdon të monitorojë nga afër situatën.

Trajneri i Villa-s, Unai Emery, është i etur për të forcuar linjën e tij sulmuese dhe e sheh Asensio-n si një lojtar që mund të përmirësojë ndjeshëm ekipin.

Asnesnio me shumë mundësi nuk do ta rinovojë kontratën me Real Madrid-in, pasi që ende nuk po i ofrohet vendi i titullarit.

Futbollisti spanjoll është një klient i përfaqësuesit, Jorge Mendes, me të cilin Villa ka një marrëdhënie të fortë përmes Emery dhe bashkëpronarit Nassef Saëiris.

Asensio është vetëm një nga lojtarët në listë, por preferenca e tij, kuptohet, është të qëndrojë në Real Madrid dhe pengesa për zgjatjen e marrëveshjes së tij varet nga disa nga kushtet në diskutim.

Një numër i klubeve të tjera në Premier League dhe Itali janë gjithashtu të interesuara për 27-vjeçarin, pasi ai mund të bëhet një agjent i lirë nëse nuk arrihet një marrëveshje e re.

Asensio doli nga pankina e Real Madridit në barazimin 1:1 me Manchester City-n në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të martën.

Ai ka bërë 46 paraqitje këtë sezon në të gjitha garat, duke shënuar tetë gola dhe duke regjistruar gjashtë asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore