Sport

Aston Martin F1 përgënjeshtron zërat se do shitet te një konzorcium Kinez


Javën e kaluar, tabloidi kinez për financa, Easy Money, raportoj se kompania e makinave Build Your Dream është afër që të blejë të drejtat e Aston Martin për një shifër që do shkonte diku rreth 4.1 miliardë funta angleze.

Kompania kineze, BYD cars, dëshiron që firmën e saj ta zgjeroj edhe në makinat elektrike në Europë.

Blerja e Aston Martin do të ndikonte direct edhe në skuadrën e Formula 1.

Investitor në Aston Martin F1 është Lawrence Stroll i cili ka aksione në kompaninë britanike, Stroll më parë ishte drejtues i Racing Point F1 dhe në fund të vitit 2020, pas përfundit të sezonit, skuadra e tij u riemërua si “Aston Martin”.

Për raportimin e “Easy Money”, Stroll u shpreh: “Është totalisht e pavërtetë.”

Aston Martin rikthehet në F1 për herë të parë pas 60 vitesh. Pilot të skuadrës për sezonin 2021 do jenë Sebastian Vettel, 4 herë kampion i botës në Formula 1 dhe Lance Stroll, i biri i Lawrence.

“Të rikthejë Aston Martin në F1 pas 60 vitesh është arritje e jashtëzakonshme për mua, besoj shumë që në të ardhmen e afërt, do kemi sukses të mrekullueshëm si skuadër.” tha Stroll.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore