Sport

Aston Martin, AMR22 shfaqë fytyrën e saj për vitin 2022


Aston Martin ka prezantuar makinën e saj për sezonin e ri të Formula 1.

Pas Haas dhe RedBull, skuadra legjendare është bërë bolidi i tretë i njohur për sezonin e ri të sportit më të shpejtë në botë.

Skuadra e drejtuar nga biznesmeni kanadez, Lawrence Stroll, synimin kryesorë gjatë këtij sezoni e ka vëtëm një – përfshirjen në luftën për titull.

Makina të cilën ata përgatitën gjatë sezonit që shkoi, ishte shumë e ngadaltë dhe arriti të përfundojë vetëm në vendin e shtatë në klasifikimin e përgjitshëm.

Mirëpo, premtimet për këtë vit janë të mëdha.

Në drejtimin e makinës së Aston Martin mbeten katër herë kampioni i botës, Sebastian Vettel dhe djali i pronarit, talenti Lance Stroll.

Kështu do të duket makina që Stroll dhe Vettel do të ngasin sezonin e ardhshëm:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore