Lajme

Asnjë vend nuk është i sigurt nga kriza klimatike


Fotografia e shkrepur ku të paktën 180 persona kanë vdekur në përmbytjet e papara në Gjermani, Belgjikë dhe pjesë të tjera të Evropës Perëndimore

Zyra meteorologjike (Met Office) e Mbretërisë së Bashkuar ka ​paralajmëruar se, gjatë ditës së hënë, në vend do të mbizotërojë nxehtësi ekstreme.

Në paralajmërim thuhej se temperaturat mund të arrijnë 33 gradë celsius, në disa pjesë të vendit këtë javë, duke shtuar se “të gjithë ata që janë të prekshëm nga nxehtësia ekstreme, duhet të tregohen të kujdesshëm”.

Ky paralajmërim vjen vetëm dy ditë pasi Irlanda e Veriut regjistroi temperaturën e saj më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë.

Sipas zyrës meteorologjike Ballywatticock në County Down, arriti në 31.2 gradë celsius të shtunën pasdite.

“Mund të shohim prezencë të shtuara në spital gjatë ditëve në vijim, për shkak të të nxehtit – një grumbullim i nxehtësisë trupore, pasi kushtet parandalojnë njerëzit të ftohen, madje edhe natën – dhe çështje të tjera shëndetësore të lidhura me nxehtësinë”, thotë Chloe Brimicombe.

Më tej, studenti në Universitetin e Reading, që studion valët e nxehtësisë thekson se “njerëzit e pambrojtur, vdesin”.

Amerika e Veriut gjithashtu ka parë nxehtësi të paparë gjatë verës.

Pas një analize nga një ekip shkencëtarësh ndërkombëtarë, u zbulua se nxehtësia rekord në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Kanada në qershor ishte 150 herë më e madhe falë edhe krizës klimatike.

Kushtet e nxehta dhe të thata kanë rritur rreziqet që të paraqiten zjarret nëpër disa shtete perëndimore të SHBA-së.

Ndërkohë, shumë vende po luftojnë me nxehtësinë e skajshme, të tjerët po rrezikohen nga përmbytjet e papara.

Të paktën 180 njerëz kanë vdekur në përmbytjet shkatërruese në Gjermani, Belgjikë dhe shtetet e tjera të Evropës Perëndimore. Dhjetëra kanë vdekur gjithashtu gjatë reshjeve të rrëmbyeshme në Mumbai ditët e fundit.

Një mori kërkimesh shkencore ka zbuluar se kriza klimatike po i bën ngjarjet e tilla ekstreme të motit më të mundshme dhe më të ashpra.

Bota është ngrohur me rreth 1.2 gradë celsius që nga fillimi i epokës së karburanteve fosile. Kjo ngrohje po tërheq ekuilibrin në favor të valëve të nxehtësisë ekstreme dhe të shpeshta, thonë shkencëtarët.

Një atmosferë e ngrohtë është gjithashtu në gjendje të shkaktojë më shumë lagështi, duke çuar në periudha më intensive të reshjeve të shiut, të tilla si përmbytja e parë në Gjermani.

“Këto lloj rrebeshi shiu me energji të lartë, të papritur gjatë verës janë pikërisht ato që ne presim në klimën tonë të ngrohjes së shpejtë”, thotë profesoresha Hannah Cloke OBE, hidrologe në Universitetin e Reading.

Asnjë vlerësim zyrtar nuk është kryer ende për ta analizuar rolin e krizës klimatike në përmbytjet e Gjermanisë. Sidoqoftë, studimi i mëparshëm ka zbuluar se reshjet intensive të shiut në Gjermani, Zvicër dhe Austri janë rritur krahas rritjeve në temperaturat e hemisferës veriore.

Përmbytjet e shkaktuara nga vërshimi dhe valët e nxehtësisë ka bërë që shumë ekspertë të bëjnë thirrje për qeveritë, që të bëjnë më shumë për t’u përgatitur për përkeqësimin e motit ekstrem.

Muajin e kaluar, këshilltarët zyrtarë të Mbretërisë së Bashkuar paralajmëruan se vendi është i papërgatitur për të trajtuar ndikimet e përkeqësuara të klimës sesa ishte pesë vjet më parë. Ky është një rezultat i mosveprimit të qeverisë përballë rreziqeve klimatike në rritje të shpejtë, tha Komiteti i Ndryshimit të Klimës.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, po ashtu, ka paralajmëruar se vendet nuk po bëjnë sa duhet për t’u përshtatur me përkeqësimin e ngjarjeve ekstreme të motit.

Në një samit botëror të mbajtur në janar, ai u bëri thirrje kombeve të pasura për të përmbushur premtimet për të siguruar fonde për të ndihmuar vendet e varfra për të përballuar ngjarjet e paqëndrueshme të motit.

“Ne tashmë jemi dëshmitarë të ekstremeve dhe paqëndrueshmërisë së paparë të klimës, duke ndikuar në jetët dhe jetesën në të gjitha kontinentet”, tha ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore