Lajme

Asnjë i vdekur dhe 13 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Ilustrim.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar 13 persona të infektuar nga COVID-19 dhe asnjë person të vdekur.

Numri i të infektuarve vjen nga një mijë e 984 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë tre persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 331.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar një mijë e 530 kundër Coronavirusit.

Ndërkaq, 876 mijë e 769 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 779 mijë e 481.

Një ditë më parë, më 23 dhjetor, në Kosovë asnjë person nuk e ka humbur jetën nga Coronavirusi.

Të dhënat e ministrisë së Shëndetësisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore