Vende

Ashensori më i lartë në botë, ju çon 300 metra mbi tokë


Bailong, mbi 1 mijë metra i gjatë, i frymëzuar nga filmi “Avatar”, konsiderohet si një objekt mbresëlënës i inxhinierisë.

Parku Kombëtar i Pyjeve Zhangjiajie në Provincën Hunan të Kinës, është i famshëm për shtyllat spektakolare të rërës që ngrihen nga dyshemeja e pyllit. Majat më të larta, arrijnë më shumë se 3 mijë metra.

Midis këtyre shtyllave ngrihet një strukturë tjetër e lartë, prej çeliku dhe qelqi: Bailong ose siç njihet ndryshe ashensori i Njëqind Dragonjve, i cili është i njohur zyrtarisht si ashensori më i gjatë në botë.

Ashensori Bailong

Ndërtimi i tij filloi në vitin 1999 dhe pas një investimi prej përafërsisht 20 milion dollarësh, ashensori Bailong u hap për publikun në vitin 2002.

U ndërtua në një faqe shkëmbi dhe ka një lartësi totale prej 1.070 metrash, 505 metrat e poshtme janë të ngulitura brenda murit të malit, ndërsa 565 metrat e sipërme janë të përbëra nga gërmadha çeliku të ekspozuara.

Ndodhen tre ashensorë, të cilët funksionojnë paralelisht, duke ofruar pamje marramendëse të shtyllave të rërës, maleve dhe pyjeve përreth.

Pas një azhurnimi të shpejtësisë në vitin 2015, makinat tani bëjnë ngjitjen në vetëm një minutë e 32 sekonda.

Secili ashensor ka një kapacitet bartës prej 4.900 kilogramësh, me 50 pasagjerë.

E gjithë kjo do të thotë që ashensori Bailong nuk është vetëm ashensori më i gjatë në natyrë, por edhe ashensori më i gjatë në botë, gjithashtu mund të konsiderohet si ashensori i trafikut më të shpejtë të pasagjerëve në botë, me kapacitetin më të madh mbajtës.

Ashensori Bailong

Megjithëse është vërtet mbresëlënës, ashensori ka nxitur disa polemika.

Duke qenë se është një zonë e prirur të ketë tërmete, gjatë viteve 2002 dhe 2003, ishte mbyllur për 10 muaj rresht, për të adresuar shqetësimet e sigurisë.

Duke bërë kështu që, makinat e ngritjes, tani të jenë të pajisura me detektorë tërmeti, për të lejuar një evakuim të shpejtë në rast se ndodhë ndonjë tërmet.

Por kjo nuk ishte e tëra, edhe ideja e ndërtimit të një ashensori masiv çeliku, në një park të kombëtar dhe trashëgimi botërore të UNESCO-s, ishte shqetësuese.

Përveç të gjitha shqetësimeve të ndërtimit, ambientalistët argumentuan gjithashtu se do të tërhiqte edhe më shumë turistë në një vend tashmë të njohur, duke ushtruar presion të mëtejshëm mbi parkun dhe infrastrukturën e tij.

Mbështetësit e ashensorit, i janë kundërvënë këtij pretendimi me një argument: ashensori ka zvogëluar shumë dëmtimin e shtigjeve malore, pasi turistët tani mund t’i anashkalojnë ato plotësisht duke marrë ashensorin.

Për më tepër, ata thonë se vizitorët tani mund të vijnë në park si një udhëtim ditor falë kohës së zvogëluar të udhëtimit.

Më parë, turistët duhej të vozisnin për më shumë se tre orë përgjatë asaj që në disa raste ishte një rrugë e rrezikshme malore, për të hyrë në pjesë të ndryshme të parkut.

Tani, ata thjesht duhet të bëjnë radhë për një minutë e gjysmë udhëtim me ashensor.

Me turistët që nuk kanë më nevojë të qëndrojnë një natë për ta bërë këtë udhëtim, shumë hotele dhe bujtina janë mbyllur, duke ulur më tej ndikimin mjedisor të turizmit në park.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore