Shqipëria

Asgjësohen 875 bimë kanabisi në Krujë, u zbuluan përmes dronëve


Në kuadër të fazës së 28-të të mega-operacionit policor anti-kanabis të koduar “Territor i pastër”, autoritetet kanë vijuar kontrollet në të gjitha zonat malore të Krujës.

Në fshatin Cudhi Kamp u gjetën të kultivuara 875 bimë kanabisi, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Si rezultat i fazave të tjera të këtij operacioni, janë asgjësuar gjithsej 14 mijë e 965 bimë narkotike kanabis.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë vijuar kontrollet, duke përdorur dhe dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Strukturat hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni i kontrollit të territorit vijon, përmbyll njoftimi i Policisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore